Sport

Policia greke shkurton listen e të dyshuarëve për vrasjen e tifozit të PAOK-ut, më i dyshuari edhe një shqiptar që ju gjet një thikë!

Nga provat e gjetura nga policia rezulton se shqiptari ndodhej në vendin ku ndodhi vrasja pikërisht në momentin kur ndodhi. Një rrethanë shtesë rënduese është se i kanë gjetur një thikë të vogël.

11 Gusht 2023, 08:02 Nga DOSJA
Policia greke shkurton listen e të dyshuarëve për vrasjen e

GREQI - Mediat vendase zbuluan sot informacione të reja nga hetimi. Fillimisht u dyshuan disa tifozë të Dinamos dhe më pas disa portale raportuan se i dyshuari kryesor është në fakt një shtetas grek, pra tifoz i Panathinaikos, i cili është në marrëdhënie vëllazërore me Bed Blue Boys nga Zagrebi.

Megjithatë, policia greke ende nuk ka një person konkret që besojnë se e ka kryer këtë krim. Më saktësisht, policia shkurtoi listën e të dyshuarve në 13. Mes tyre janë tre grekë, nëntë kroatë dhe, ç'është e reja, një shqiptar .

Nga provat e gjetura nga policia rezulton se shqiptari ndodhej në vendin ku ndodhi vrasja pikërisht në momentin kur ndodhi. Një rrethanë shtesë rënduese është se i kanë gjetur një thikë të vogël. Megjithatë, mediat për momentin nuk e dinë nëse ajo thikë ka qenë arma e përdorur në krim. Nuk specifikohet nëse është tifoz dhe nëse po, i cilit klub.

Aktualisht policia greke po kryen një hetim në tre drejtime. Njëri është ekzaminimi i regjistrimeve, i dyti është ekzaminimi i materialit gjenetik dhe i treti është kontrolli i celularëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll