Sport

Trajneri i Partizanit Zekiç: “Ndeshjen e kthimit duhet të ndryshojmë, përndryshe kemi shumë probleme!”

“Ndonjëherë mendoj se vetëm unë e kuptoj fuqinë e futbollit europian, sepse e kam thënë më parë që nuk është ekip i lehtë.”

11 Gusht 2023, 07:25 Nga DOSJA
Trajneri i Partizanit Zekiç: “Ndeshjen e kthimit duhet të

LETONI - Partizani ka përmbysur me rezultatin 1-2 Valmierën në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në përfundim të ndeshjes trajneri Zekiç bëri një analizë të shpejtë të 90 minutave.

“Ishte një ndeshje me dy tablo. Nuk e nisëm mirë pjesën e para. Pari një moment, kur ishim të frikësuar me dhe pa topin. Bëra disa lëvizje dhe skuadra në pjesën e dytë reagoi mjaft mirë. Me këtë rezultat jemi të kënaqur. Ndonjëherë mendoj se vetëm unë e kuptoj fuqinë e futbollit europian, sepse e kam thënë më parë që nuk është ekip i lehtë.

Nëse nuk luan 100%, atëherë do të kesh shumë probleme. Sot kishim shumë probleme. Këto gjëra nuk duhet të ndodhin në ndeshjen e kthimit. Pasi na shënuan golin e parë, Valmiera mund të na shënonte edhe golin e dytë. Këto gjëra duhet t’i përmirësojmë. Nëse luajmë kështu edhe ndeshjen e kthimit, atëherë do të kemi shumë probleme”, ka deklaruar Zoran Zekiçi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll