Sport

TEKNOLOGJI/ Inteligjenca Artificiale parashikon sezonin e Gonçalo Ramos te PSG: më shumë gola, sesa te Benfica…

'Olocip' studion ndikimin e sulmuesit portugez në Francë

11 Gusht 2023, 11:30 Nga DOSJA

TEKNOLOGJI/ Inteligjenca Artificiale parashikon sezonin e Gonçalo Ramos

FRANCE - Inteligjenca artificiale e aplikuar në futboll po dëshmon se ajo i lejon klubet, menaxherët dhe trajnerët të parashikojnë se çfarë mund të ndodhë. 

I përdorur nga disa profesionistë në procesin e punësimit, ajo ofron një ide të performancës që një lojtar i caktuar mund të ketë në një ekip, në varësi të statistikave të mbledhura në të kaluarën dhe me kontekstin e mjedisit që ai do të gjejë në stemën e re. 

'Olocip', një kompani e Inteligjencës Artificiale, e aplikuar në futboll nga Estebán Granero, një ish-mesfushor i Real Madridit, përdori transferimin e Gonçalo Ramos për të parashikuar performancën që do të ketë sulmuesi, bazuar në supozimet e një ekipi të drejtuar nga Luis Enrique. 

Një gol çdo 138 minuta dhe një asist çdo 577' në kampionat, është përfundimi i paraqitur nga algoritmi 'Olocip' dhe që përfshin të dhëna nga trajneri, shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, ndër variabla të tjerë. Dhe, sigurisht, edhe nga vetë Gonçalo Ramos.

Kompania gjithashtu studioi ndikimin e Gonçalo Ramos te Benfica nëse ai do të kishte qëndruar për sezonin 2023/24. Atje, në kampionatin portugez, parashikimi do të tregonte një gol çdo 155 minuta dhe një asist çdo 893'. 

Kjo do të thotë, sipas Inteligjencës Artificiale, sulmuesi do të shënojë më shumë gola në Francë sesa ata që do të shënonte në Portugali. Kujtojmë që, sezonin e kaluar, Gonçalo Ramos shënoi 27 gola (19 në ligë).

TEKNOLOGJI/ Inteligjenca Artificiale parashikon sezonin e Gonçalo Ramos

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll