Sport

E RRALLE! Trajneri u largua nga konferenca për shkak të... ajrit të kondicionuar: “Nuk mund të vazhdojmë kështu!”… (video)

Trajneri portugez Sá Pinto i APOEL-it, i cili këtë të enjte fitoi në Conference League, bëri një gjest të pazakontë u largua nga salla pas katër minutash

11 Gusht 2023, 11:00 Nga DOSJA

E RRALLE! Trajneri u largua nga konferenca për shkak të... ajrit

QIPRO - Ricardo Sá Pinto, trajneri portugez i APOEL-it në Qipro, teksa po fliste me gazetarët në fund të triumfit (2-0) ndaj Dila Gorit, për ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League, vendosi të largohej nga konferenca për shtyp për shkak të... klimatizimit. 

“Nuk mund të vazhdojmë kështu”, ka thenë trajneri portugez, duke pretenduar se nuk ka mundur të vazhdojë të flasë për mediat në ato kushte nga ajri I kondicionuar.
Konferenca për shtyp përfundoi katër minuta pas fillimit të saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll