Sport

VIDEO/ Partizani nuk zhgënjen, niset me fitore drejt Tiranës

Kampionët e Shqipërisë, përmbysën humbjen e pjesës së parë në 1-2 në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League, përballë kampionëve të Letonisë, Valmiera.

10 Gusht 2023, 21:19 Nga DOSJA
VIDEO/ Partizani nuk zhgënjen, niset me fitore drejt Tiranës

LETONI - Partizani arrin të përmbys rezultatin e pjesës së parë në Letoni përballë Valmieras në 1-2 duke u larguar me fitore dhe shpresë kualifikimi nga atje. 

Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë për kampionët e Shqipërisë të cilët pas 27 minitash lojë e gjetën veten në disavantazh 1-0. Gustavo Silva shtang Qirkon me një goditje fantastike nga distanca.


Me këto shifra u mbyll pjesa e parë.

Partizani përmendet në pjesën e dytë të ndeshjes, kur jep shkëndija që në minutat e para me anë të Tedi Carës. Sulmuesi i Partizanit gaboi fillimisht fare pranë portës, por gabimin e shlyen në minutën e 58, kur kthen baraspeshën e përkohshme.


Për të siguruar fitoren mendoi Arinaldo Rrapaj, i cili në minutën e 76 shënon një gol mjaft të bukur nga distanca. 

Partizani largohet kështu triumfues nga transferta dhe do të përgatisë i qetë ndeshjen e kthimit. Tashmë “play off”-i duket gjithnjë më pranë për “demat e kuq”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll