Sport

VIDEO / Partizani i mbyll në disavantazh 45 minutat e para në Letoni

Kampionët e vendit po luajnë ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të Conference League përballë kampionëve të Letonisë, Valmeira

10 Gusht 2023, 19:56 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani i mbyll në disavantazh 45 minutat e para në Letoni

LETONI – Partizani po luan ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Conference League, përballë kampionëve të Letonisë, Valmeiras. Edhe pse në letër dukeshin si një rival i një niveli poshtë kampionëve të Shqipërisë, pjesa e parë nuk ka shkuar mirë për skuadrën shqiptare.

Në minutën e 27-të Gustavo Silva ka zhbllokuar për vendasit duke i mbyllur 45 minutat në avantazh të skuadrës letoneze 1-0.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll