Sport

ZYRTARE/ Barcelona bëhet me para, Al Ahli njoftoi blerjen e mesfushorit Franck Kessie

Franck Kessie është zyrtarisht një lojtar i Al Ahli, mesfushori 26-vjeçar nga Bregu i Fildishtë ka nënshkruar një kontratë trevjeçare.

10 Gusht 2023, 17:00 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Barcelona bëhet me para, Al Ahli njoftoi blerjen e mesfushorit

SPANJE - Pjesa formale e transferimit të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie nga  Barcelona te Al Ahli përfundoi mbrëmjen e së mërkurës.

Bashkëjetesa e ish-“Perandorit” kuqezi me katalanasit zgjati vetëm një vit, pasi hapësirat për të në skuadrën e Xavit ishin tepër të ngushta.

Klubi i Arabisë Saudite njoftoi blerjen e mesfushorit 26-vjeçar me koston e transferimit që shkon në 12.5 milionë euro. Nga ana e tij, Kessie nënshkroi një kontratë bashkëpunimi trevjeçare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll