Sport

ZYRTARE/ “Riyadh Air”, sponsori i ri i Atlético Madridit

Linja ajrore saudite zë vendin e “WhaleFin” në fanelën e ekipit bardhekuq të Madridit. Marrëveshja është shumëvjeçare.

10 Gusht 2023, 15:26 Nga DOSJA

ZYRTARE/ “Riyadh Air”, sponsori i ri i Atlético Madridit

SPANJE - Atlético Madridi tashmë ka një sponsor të ri. Siç raportoi dje “AS”, linja ajrore saudite “Riyadh Air” zëvendëson “WhaleFin” në fanelën e ekipit të meshkujve, në një marrëveshje shumëvjeçare, që të dy partnerët konfirmuan sot. 

“Club Atlético Madrid dhe “Riyadh Air”, linja ajrore dixhitale e klasit të parë të Arabisë Saudite, kanë bashkuar forcat për t'u bërë sponsori kryesor i klubit me një marrëveshje shumëvjeçare. Përveç pranisë së “Riyadh Air” në fanelat e ekipit të parë të meshkujve, partneriteti strategjik do të lidhë dy entitete që ndajnë një pasion për përsosmërinë dhe inovacionin dhe do të lejojë linjën ajrore dhe klubin të arrijnë miliona tifozë në mbarë botën”,- njoftoi Atlético në faqen e saj të internetit.

ZYRTARE/ “Riyadh Air”, sponsori i ri i Atlético Madridit

Kushdo që ka blerë fanelën e këtij sezoni në dyqanin zyrtar të klubit me sponsorin e mëparshëm (WhaleFin) ose pa sponsor (fanela e thjeshtë është shitur), mund ta zëvendësojë ose ta shtojë falas në dyqanin e Atléticos.

Ky është sponsorizimi i parë sportiv që “Riyadh Air” ka nënshkruar që nga fillimi i tij zyrtar më 12 mars 2023. Është planifikuar të fillojë operimet në vitin 2025, duke lidhur kryeqytetin e mbretërisë saudite me më shumë se 100 destinacione në mbarë botën deri në vitin 2030. 

ZYRTARE/ “Riyadh Air”, sponsori i ri i Atlético Madridit

“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim “Riyadh Air”, si sponsorin tonë të ri kryesor të klubit”,- deklaroi Miguel Ángel Gil, CEO i Atlético Madrid, në faqen e klubit. “Kjo shoqatë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të ofruar përvoja më të mira për tifozët tanë në mbarë botën dhe jam i sigurt se kjo aleancë me “Riyadh Air” do ta çojë klubin tonë në lartësi të reja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll