Sport

Struga sheh “play-off”-in, falë 3 golave të Besart Ibrahimit

Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut fiton 3-1 ndaj Hesperanzh në ndeshjen e parë të luajtur në Shkup

10 Gusht 2023, 19:26 Nga DOSJA
Struga sheh “play-off”-in, falë 3 golave të Besart

MAQEDONI E VERIUT - Struga vazhdon ëndrrën e saj europiane dhe këtë herë i afrohen kualifikimit që në ndeshjen e parë, të këtij raundi të tretë të Conference League. Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi 3-1 në Shkup përballë Hesperange (Luksemburg), takimi i parë i turit të tretë në Conference League.

Besart Ibraimi ishte heroi i kampionëve të Maqedonisë së Veriut me tre gola, dy nga të cilët nga pika e bardhë. Sulmuesi 36-vjeçar është ngjitur në kuotën e 24 golave në kompeticionet europiane.

Ndërkohë që kapiteni i Hesperanzh, gjermani Dominik Stolz realizoi golin e vetëm për skuadrën udhëtuese sapo filloi pjesa e dytë. Dueli i kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme (17 gusht) në Luksemburg. Nëse ja dalin të kualifikohen për më tej, ekipi shqiptarë I Maqedonisë së Veriut I drejtuar nga një trajner nga Tirana si Shpëtim Duro, do të arrijë të kualifikohet për në playu-off-in e Conference League, duke e vazhduar Akoma më shumë rekordin historik të këtij viti që filloi me titullin kampion dhe këtë marshënim, europian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll