Sport

Pep Guardiola ankohet për ngarkesën: “Nuk mund t’u jap një ditë pushim lojtarëve”

"UEFA, FIFA, Premier League dhe vendosin për ne. Unë mendoj se diçka duhet të ndryshojë”

10 Gusht 2023, 15:51 Nga DOSJA
Pep Guardiola ankohet për ngarkesën: “Nuk mund t’u jap

ANGLI - Në një konferencë për shtyp për xhiron e parë të kampionatit anglez, ndaj Burnleyt, Pep Guardiola ishte i pakënaqur me densitetin e ndeshjeve të klubit.

“Kur njerëzit thonë se ne luajmë në të njëjtat kushte si ekipet e tjera të Premier League, nuk është e vërtetë. Ne luajmë më shumë ndeshje se ekipet e tjera. Ne luajmë shumë më tepër. Ne do të përballemi të shtunën tjetër (më 19) me Newcastle, pasi të mërkurën do të përballemi me Sevillan (Superkupa e Evropës)”, tha trajneri spanjol.

“Ne nuk mund t'u japim lojtarëve një ditë pushim. UEFA, FIFA, Premier League vendosin për ne. Unë mendoj se diçka duhet të ndryshojë. Kur ata na ftojnë ne (trajnerët) në këto takime, ne jemi të zënë duke u përgatitur për një ndeshje.  Nuk kam kohe. Është shumë”,- ka përfunduar trajneri që këtë sezon të fundit fitoi ‘tripletën’ - kampion i Champions League, kampionatit anglez dhe kupën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll