Sport

Grealish, si përherë i parregullt! Parkoi keq Lamborghinin e tij për më shumë se katër orë, policët e shikonin të habitur makinën...

Jack Grealish parkoi në mënyrë të parregullt Lamborghinin e tij prej 245 mijë eurosh për më shumë se katër orë, duke bllokuar kalimin e përdoruesve të karrigeve me rrota, ndërsa ai shijonte darkën me të dashurën e tij.

10 Gusht 2023, 16:47 Nga DOSJA

Grealish, si përherë i parregullt! Parkoi keq Lamborghinin e tij

ANGLI - Jack Grealish, i cili u bë viral gjatë festimeve të Manchester Cityt për fitimin e  Champions League, pasi konsumoi shumë alkool dhe u bë copë-copë, vazhdon të tërheqë vëmendjen mbi të për arsyet "e gabuar".

27-vjeçari anglez, pasi fitoi FA Cup dhe ligën me Manchester Cityn, vendosi t'i bënte dhuratë vetes një makinë luksoze. Një Lamborghini në ngjyrat e “Qytetarëve”, vlera e së cilës llogaritet në 245 mijë euro.

Mirëpo futbollisti parkoi në mënyrë të paligjshme makinën e tij luksoze në trotuar për më shumë se katër orë, për të shijuar darkën me të dashurën e tij. Edhe pse makina po bllokonte kalimtarët e karrocave me rrota, policët e trafikut në vendngjarje nuk bënë fjalë për asgjë, por shikonin të habitur makinën.

Parkimi i tij i paligjshëm shkaktoi bujë dhe Grealish u kritikua për papërgjegjshmërinë e tij. Alison Carey, kreu i një shoqate bamirësie për barazinë e aftësisë së kufizuar, tha: "Kur makinat parkojnë në trotuare, kjo e bën jetën të vështirë për njerëzit me aftësi të kufizuara. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të shkojnë në rrugë, e cila mund të jetë e rrezikshme. Është e rëndësishme që drejtuesit të jenë të kujdesshëm kur parkojnë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll