Sport

Mbappé, Neymar Jr dhe Verratti, jashtë 'ditës mediatike' të PSG-së...

E vetmja gjë e sigurt është se tre futbollistët nuk kanë realizuar fotot, që i përgjigjen sezonit 23/24 te PSG.

10 Gusht 2023, 15:00 Nga DOSJA
Mbappé, Neymar Jr dhe Verratti, jashtë 'ditës

FRANCE - Ditën e djeshme, futbollistët e PSG-së kishin ‘ditën mediatike’. Domethënë, skuadra e klubit parizien ka realizuar të gjitha fotot përkatëse për sezonin e ardhshëm me largimet dhe ardhjet e reja se skuadra kampione e Francës. 

Mes atyre fotove që i shpëtuan censurës, bie në sy mungesa në 'ditën mediatike' e tre futbollistëve të rendësishëm, e Neymar Jr, Marco Verratti dhe Kylian Mbappé.

Braziliani duket se i ka të dyja këmbët jashtë “Parc des Princes” dhe destinacioni i tij mund të jetë në Barcelonë ose Arabinë Saudite, sipas thashethemeve të fundit. Ai që do të largohet drejt Saudi Pro League është edhe Marco Verratti. 

Nga ana e tij, Kylian Mbappé vazhdon me të ardhmen e pasigurt dhe do të shohim nëse do ta veshë fanelën e Real Madridit apo jo sezonin e ardhshëm. E vetmja gjë e sigurt është se tre futbollistët nuk kanë realizuar fotot, që i përgjigjen sezonit 23/24 të PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll