Politike

Rama tërheq vëmendjen në Bruksel, gazetarja tregon detaje: Temë bisede, çitjanet e kryeministrit

17 Tetor 2019, 20:16 Nga DOSJA
Rama tërheq vëmendjen në Bruksel, gazetarja tregon detaje:

TIRANË– Gazetarja Erisa Zyka në një lidhje direkte nga Brukseli ka zbuluar detaje nga vizita e kryeministrit Edi Rama.

E ftuar në “Opinion”, Zyka tha se presidenti i Francës, Emmanuel Macron ishte shumë kundër çeljes së negociatave, por se Shqipëria kishte tërhequr vëmendjen për diçka.

“Dhe një gjë të vogël sa për humor. Mua dje më thanë se ishin shumë të impresionuar nga veshja e kryeministrit tonë i cili… Për ne nuk ishte lajm por këtu është lajm…”-tha gazetarja.

Ditën e djeshme, kreu i qeverisë ishte në Bruksel ku edhe takoi presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, i cili sipas tij është një mbështetës i vendit tonë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama negociatat me be 2019 rama me citjane edi rama negociatat me be 2019 rama me citjane

Sondazh

Poll