Politike

Sulmoi Macron-in me foton e gruas, Genc Sejko ‘i përvishet’ Dritan Hilës: Ishte fake, hall i madh e ka zënë Ramën

17 Tetor 2019, 17:50 Nga DOSJA
Sulmoi Macron-in me foton e gruas, Genc Sejko ‘i përvishet’

TIRANË- Një koment i gazetarit Dritan Hila në Facebook, ka sjell polemika në rrjet. Hila në një reagim të tij teksa publikoi një foto të gruas së Macron, Presidentit të Francës, ironizonte atë dhe gruan e tij, pas deklaratave kundër Shipërisë.

“Makron: Si t’ia u shpjegoj francezeve nje vendim pozitiv per Tiranen?! Une: Po ja mo vlla, siç ja u shpjegove pleqve te tu qe do merrje kete per grua. Nuk ka per te qene me e veshtire”, shkruan Hila.

Pas këtij komenti ka reaguar dhe Genc Sejko, që njihet për memet e tij pikante në Facebook, i është përveshur Hilës duke i thënë se ka përdorur një foto fake për gruan e Macron.

Hall i madh i ka rënë Ramës që ka detyruar të nxjerri Hilën. Zoti Hila! Foto që ke përdorur është ‘fake’. Kjo eshte zonja e Macronit. 17 vjet më e madhe se ai. Ai e ka shprehur disa herë admirimin për të. Ajo e ka mbështetur atë për të arritur aty ku është sot. Pak a shumë si ti. Veç se ti arrite vetëm deri tek posti i zv ministrit. Do mbahesh mend për ato blloqet e betonit që vure në pistë dhe për këtë foton fake”, shkruan Sejko.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dritan hila emanuel macron genc sejko negociatat me be 2019 dritan hila emanuel macron genc sejko negociatat me be 2019

Sondazh

Poll