Gazetarja konfirmon nga Brukseli: S’ka negociata për Shqipërinë, Macron nuk do të ndryshojë qëndrim
17 Tetor 2019, 19:55Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk do të ndryshojë qëndrim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim, duke refuzuar një gjë të tillë. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Tv Klan në Bruksel, Erisa Zyka, e cila në një lidhje me emisionin “Opinion” deklaroi se ky është informacioni i fundit që disponon.
“Lajmi i fundit që më ka ardhur enkas për emisionin “Opinion” është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është konfirmimi që kam marrë enkas për ju”, tha gazetarja Zyka.
Përpos Francës, edhe Danimarka është një vend skeptik për Shqipërinë, madje insistoi që vendi ynë të ndahej nga Maqedonia e Veriut në këtë proces. Edhe Spanja është skeptike, për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale në atë shtet.
“Danimarka e cila ka insistuar për të ndarë vendimmarrjen për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, pasi sipas saj mund të kishte një mundësi për t’i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, por Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret dhe përderisa kriteret nuk janë plotësuar, sidomos ato lidhur me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, atëherë Danimarka qëndron me të vërtetë kundër. Edhe Spanjën e kemi patur skeptike sepse ajo ka pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë të grupeve kriminale shqiptare, sidomos me trafikun e drogës kohët e fundit dhe e ka ndjerë këtë”, deklaroi gazetarja Zyka.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është treguar sot i qartë së nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe nëse nuk hapen negociatat nesër.I ftuar në emisionin ...
TIRANË– Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti i ftuar në “Real Story” ka folur për planin e koalicionit me LDK pas zgjedhjeve. Në fjalën e tij...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për negociatat në BE dhe rrugën e vështirë të Shqipërisë, pasi pritet një jo, por nuk harroi që të bënte dhe bat...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në Bruksel dhe ka deklaruar se nuk do ketë një ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për...
TIRANË- Një nga deputetet që mbajti sot një fjalë në Kuvend ishte dhe Majlindja Halilaj, e cila është përfaqëson PD në Kuvend, pas djegies se mandateve në ...
TIRANË- Një koment i gazetarit Dritan Hila në Facebook, ka sjell polemika në rrjet. Hila në një reagim të tij teksa publikoi një foto të gruas së Macron, P...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar gjatë seancës së sotme, ligjin për Koorporatën e Investimeve, që ka hasur në shumë debate.Për këtë ligj votuan, 77...
BRUKSEL- Sot dhe nesër në do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, në samitin e 17-18 tetorit, të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e ...
BRUKSEL- Presidentja e Zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur se janë shprehur shpresat për negociatat janë vështirë për t’u hapur...