Politike

Rama pesimist për një “Po” nga BE: Qëndrimi i Macron mbyll dritën jeshile sot (VD)

17 Tetor 2019, 19:12 Nga DOSJA
Rama pesimist për një “Po” nga BE: Qëndrimi i Macron

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën e tij në Bruksel dhe ka deklaruar se nuk do ketë një ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për rrugën drejt BE.

Rama, i ftuar në emisionin “Open”, shtoi se diskutimet po vijojnë ende dhe gjithçka do të vendoset nesër, por u shopreh se qëndrimi i Macron shuan shpresat për një dritë jeshile.

Një vit më parë ju u thatë shqiptarëve dhe duhet të pritet, por kjo nuk ka qenë e vërtetë? Çfarë ka ndodhur?

Nuk e thash unë, e shkruajti e zeza mbi të bardhë Këshilli Evropian. Pikë së dyti dëgjova zotëronjtë në studio, dua të them se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nuk ka qenë e shumicës por e pakicës. Të gjithë krerët e BE u thonë Shqiptarëve dhe Maqedonisë së Veriut, u thonë se ky është problei ynë dhe nuk e keni fajin ju. KLjo çështje nuk lidhet me ne, por me përplasje të brendshme. Fjala e fundit nuk është thënë ende dhe do thuhet. Qëndrimi i presidentit Francez është një qëdnrim që mbyll një dritë jeshile sot, por nuk do të thotë se mbyllen shpresat përgjithmonë.

Ka realisht shpresa për nesër?

Përderisa debati vijon për këtë çështje do të thotë se nuk ka një përfundim akoma.

Ministrat e Jashtëm të BE u mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociata per shqiperine negociatat me be 2019 edi rama hapja e negociata per shqiperine negociatat me be 2019

Sondazh

Poll