Politike

Qeveria e re e Kosovës/ Flet Albin Kurti: Filluam kontaktet me Listën Serbe, bashkëpunimi me ta detyrim jo nevojë

17 Tetor 2019, 19:22 Nga DOSJA
Qeveria e re e Kosovës/ Flet Albin Kurti: Filluam kontaktet me Listën

TIRANË– Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti i ftuar në “Real Story” ka folur për planin e koalicionit me LDK pas zgjedhjeve. 

Në fjalën e tij, Kurti u shpreh se negociatat mes dy partive kanë filluar por arritja e një plani të përbashkët është ende larg. 

Kemi nisur punën por jemi larg një marrëveshje. Jemi të destinuar të kemi një marrëveshje me LDK. Ndryshe do të kemi sërish zgjedhje. Ne nuk kemi frikë nga to. Kam filluar kontaktet me Listën Serbe.. Trysnia ndaj serbëve për të votuar ‘Listën Serbe’ ka qenë e tmerrshme. Me Listën Serbe nuk kam probleme se nuk është parti. Është instrument i shtetit mbi të cilën Beogradi ushtron trysni që ta përcjellin tek serbët. Kemi 72 ulëse të sigurta. Ata kanë qëndrime të ashpra kundër Kosovës, a thua se në jemi në vitet 80. Është detyrim kushtetues por jo nevojë politike që unë të bashkëpunoj me ta. Do synojmë 12 ministri që të kemi vetëm një ministër serb. Po i kaluam do na duhen vetëm 2. 30% e kabintetit do të jenë gra. Do ketë dy zv.kryeministra,”-tha Kurti.

Lëvizja VetëVendosje doli forca e parë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Në vendin e dytë u rendit LDK me shumë pak diferencë në vota. Zgjedhjet u zhvilluan pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit u thirr për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll