Politike

Protestat/ Kurti çlirohet pas zgjedhjeve, bën batuta: S’do e doja një opozitar si vetja ime. Së shpejti takohem me Ram

17 Tetor 2019, 19:38 Nga DOSJA
Protestat/ Kurti çlirohet pas zgjedhjeve, bën batuta: S’do e

TIRANË– Kryeministri i sapozgjedhuri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me homologun shqiptar Edi Rama.

I ftuar në “Real Story”, Kurti tha se së shpejti do të vizitonte Tiranën zyrtare për të arritur një bashkëpunim me qeverinë shqiptare. I thumbuar nga moderatori se Kurti nuk do të pritej mirë nga Rama, lideri i LVV siguroi që diçka e tillë nuk kishte për të ndodhur.

BISEDA NË STUDIO:

-Shengeni ballkanik? Çfarë mendoni për të?

Nuk na kanë ftuar ende. Unë besoj që është i rëndësishëm bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri. Duhet të kemi Komision të përbashkër për Politikë të Jashtme, për Mbrojtje e Siguri, për Resurse Minerale. Duhet të jemi sa më të fuqishëm. Unë besoj në kritikë. Aty do t’i kisha vendosur raportet tona. Do të vij shpejt në Tiranë sepse jam i interesuar që të bashkërendohemi.

– Jeni i sigurt që do të jetë një takim pozitiv? Se mbështetët protestën e studentëve…

Njeriu duhet t’u gëzohet protestave, do të thotë që ka vitalitet dhe demokraci. Nuk kam kërcënuar asnjëherë. Si e përjetojnë njerëzit nuk është problem i imi. Unë vetë kam filluar angazhimin tim me protestat e studentëve. Duhet ta pranoj që nuk do ta dëshiroja një opozitar si vetja ime. Por si kryeministër nuk do ta çoja punën deri aty.

Lideri i Lëvizjes së VetëVendosjes Albin Kurti mbështeti protestën e studentëve të zhvilluar në muajin dhjetor. Ai erdhi në Shqipëri dhe mbajti një fjalim para tyre në Fakultetin e Shkencave Sociale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti albin kurti dhe edi rama protesta e studenteve albin kurti albin kurti dhe edi rama protesta e studenteve

Sondazh

Poll