Bota

Prezantuesin e kafshon pitoni gjatë transmetimit live, përfundon në spital me mbi 20 të qepura

17 Tetor 2019, 15:38 Nga DOSJA

AUSTRALI – Prezantuesi i Adam Thorn, nga Australia shokoi telespektatorët kur gjatë transmetimit live të emisionit të tij, ai u kafshua nga një piton 6 metra i gjatë.

 

Prezantuesi i famshëm, e kishte vendosur gjarprin në tavolinën e drurit përballë tij,  dhe me një maskë mbrojtëse në fytyrë, ai i afrohet pitonit, por mesa duket nuk u tregua aq i kujdesshëm saç duhet sepse pitoni e kafshoi atë  në krah, duke i krijuar një plagë përveçse të dhimbshme, dhe tej mase të madhe.

Njerëzit e tjerë të ndodhur aty arritën ta largonin pitonin, ndërsa krahu i prezantuesit filloi të gulçonte gjak.

Fatmirsisht për prezantuesin, pitonët nuk janë helmues dhe e vrasin prenë e tyre duke e shtrënguar atë.

Burimi:Mirror.Uk

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota pitoni kafshon prezantuesin pitoni kafshon prezantuesin

Sondazh

Poll