Bota

Haradinaj “plas bombën”: Ndalova grabitjen 10 miliardë euro. Thaçi, Vuçiç dhe Rama janë bashkëpunëtorë!

17 Tetor 2019, 16:32 Nga DOSJA
Haradinaj “plas bombën”: Ndalova grabitjen 10 miliardë

TIRANË- Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në mbrëmje në një intervistë  në RTV Ora, tregon prapaskenat e një konflikti mes tij dhe Edi Ramës.

Haradinaj ka folur dhe për situatën pas zgjedhore në Kosovë, ku i jep një këshillë Albin Kurtit që të mos heqë taksën 100% ndaj Seribsë.

Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpuntorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, është kjo deklarata e ish-Kryeministrit të Kosovës.

Haradinaj shprehet më tej se ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi edi rama ndarja e kosoves ramush haradinaj taksa 100% aleksander vucic dialogu kosove-serbi edi rama ndarja e kosoves ramush haradinaj taksa 100%

Sondazh

Poll