Bota

SHBA-Turqi bien dakort për armëpushim në Siri, Trump: Miliona jetë do të shpëtohen!

17 Tetor 2019, 18:04 Nga DOSJA
SHBA-Turqi bien dakort për armëpushim në Siri, Trump: Miliona

SHBA–Turqia ka rënë dakord për një armëpushim në veri të Sirisë për t’i lënë forcat e udhëhequra nga kurdët që të tërhiqen.

Të gjitha operacionet ushtarake do të ndërpriten për pesë ditë, dhe SH.B.A. do të ndihmojë në lehtësimin e “tërheqjes së rregullt” të trupave të drejtuara nga kurdët nga ajo që Turqia e ka cilësuar një “zonë të sigurt” në kufi.

Lajmi është bërë i ditur pas një takimi të presidentit Recep Tajip Erdogan me zv.presidentin e SHBA-së, Mike Pence.

Lidhur me vendosjen e armëpushimit ka reaguar edhe presidenti Donald Trump, i cili shkruan se më në fund do të shpëtohen qindra jetë njerëzish.

“Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Konferenca e lajmeve së shpejti me @VP dhe @SecPompeo. Faleminderit për @RTErdogan. Miliona jetë do të shpëtohen!,“-shkruan Trump.

Shteti turk ka nisur ofensivën e saj disa javë më parë ndaj pakicave kurde të vendosur në Siri me pretendimin se ata janë terroritë. Sulmi ka krijuar një krizë të re humanitare në Siri. 200 mijë civilë po largohen nga vendi. Kritikët kanë frikë se kjo mund të çojë në spastrim etnik të popullatës lokale kurde.

Nga ana tjetër, të ashpra kanë qënë edhe reagimet ndaj veprimeve të Tuqisë pasi ofensiva rrezikon rifuqzimin e shtetit islamik të ISIS. Për këtë arsye, SHBA-të dhe BE ishin të gatshëm që të jepte dritën jeshile për t’i vendosur sanksione Turqisë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota armepushim ne siri marreveshje shba turqi mike pence recep tayip erdogan sulmi ne siri armepushim ne siri marreveshje shba turqi mike pence recep tayip erdogan sulmi ne siri

Sondazh

Poll