Bota

Sapo kishte shkuar në Itali, shqiptari tërhiqet zvarrë nga makina, dalin detaje nga aksidenti

17 Tetor 2019, 17:43 Nga DOSJA
Sapo kishte shkuar në Itali, shqiptari tërhiqet zvarrë nga

ITALI – Asqeri Bani, është emri i viktimës së aksidentit tragjik, të ndodhur më 11 tetor në zonën e Santa Farës, në Itali.

Viktima kishte vetëm pak ditë që kishte udhëtuar drejt shtetit fqinj, e mesa duket gjendja e tij atje nuk ishte dhe aq e mirë, pasi ai ishte parë duke ecur rrugëve pa ushqim dhe ujë, në gjendje të turbullt.

I moshuari shqiptar është përplasur nga një makinë, e cila e ka marrë atë zvarrë për disa metra.

Mediat italiane raportojnë se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë, por ata nuk kanë mundur dot ta mbajnë në jetë viktimën.

Hetimet për aksidentin vazhdojnë, dhe ende nuk dihet nëse çdo gjë ishte aksidentale, apo i moshuari nga gjendja e rëndë psikologjike, i ka dalë përpara automjetit me vetëdije.

Burimi:IlquotidianoItaliano

E.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aksidenti tragjik ne santa fara asqeri bani aksidenti tragjik ne santa fara asqeri bani

Sondazh

Poll