Bota

22-vjeçari martohet me kushurirën e tij 11-vjeçare, video e dasmës së tyre krijon polemika në mbarë botën

17 Tetor 2019, 16:01 Nga DOSJA
22-vjeçari martohet me kushurirën e tij 11-vjeçare, video e

IRANMartesat e fëmijëve duket se vazhdojnë të jenë ende të pranishme në vendet e botës së tretë.

Një video e postuar nga 22-vjeçari Iranian, ku tregon martesën me kushërirën e tij 11-vjeçare ka bërë xhiron e mbarë rrjetit botëror, duke e cilësuar atë si të papranueshme, dhe cënuese e të drejtave të fëmijëve.

Dhe pse kjo gjë praktikohet ende në vende si Irani, mesa duket dhe shume Irianianë nuk janë dakort me fenomenin e martesave të fëmijëve, pasi në komentet e tyre dallohet dukshëm mos aprovimi i diçkaje të tillë.

Në videon e treguar, dhëndri ka paguar një shumë prej 9000 eurosh në drejtim të familjes së vajzës 11-vjeçare.

Gjatë videos, vajza e vogël e quajtur Fatima, pyetet nëse ajo pranon ta marri për bashkëshort 22- vjeçarin.

“Nëse familja ime është dakort, unë pranoj “, – shprehet 11-vjeçarja.

Kodi civil i martesave në Iran, lejon kurorëzimin e vajzave nga mosha 13 vjeç e lart, dhe djemtë 14 vjeç e lartë.

Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, pprej vitesh tashmë luftojnë këto ligje në Iran, por mesa duket pa rezultat.

Burimi:Observer

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 11 vjecarja martohet me 22 vjecarin iran martesa e femijeve ne iran 11 vjecarja martohet me 22 vjecarin iran martesa e femijeve ne iran

Sondazh

Poll