Politike

Presidenti i PE-së pro Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, Sassoli: Situata është në favor

17 Tetor 2019, 15:39 Nga DOSJA
Presidenti i PE-së pro Shqipërisë e Maqedonisë së

BRUKSEL- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë në fije të perit dhe tashmë pritet vetëm vendimi i nesërm për çeljen ose jo të negociatave. Franca dhe disa vende të tjera kanë thënë qartë se nuk do të votojë pro Shqipërisë.

Ndërkohë nga krerët e BE ka vijuar mbështetja, pasi sot në një deklaratë për mediat Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli është shprehur se vendet anëtare të BE duhet të shohin reformat e ndërrmara dhe të vlerësojnë pozitivisht.

“Në mbbështesim hapjen e negociatave, deri tani Komision Evropian është në favor për të dhënë një “po”. Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vende që puna dhe sakrifica e tyre duhen respektuar nga ne dhe duhet të hapen negociatat” është shprehur Sassoli.

Ministrat e Jashtëm të BE u mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david sassoli hapja e negociata per shqiperine negociatat me be 2019 david sassoli hapja e negociata per shqiperine negociatat me be 2019

Sondazh

Poll