Politike

Negociatat/ BE e lëkundur për vendimin, Sassoli: Situata është në favor. Ursula von der Leyen: S’ka shenja pozitive

17 Tetor 2019, 16:47 Nga DOSJA
Negociatat/ BE e lëkundur për vendimin, Sassoli: Situata

BRUKSEL- Sot dhe nesër në do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së, në samitin e 17-18 tetorit, të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në faqen zyrtare të Këshillit është publikuar edhe axhenda e plotë e takimit, ku thuhet se vendimi për dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të jepet pranë fundit të takimit.

Ndërkohë nga ana tjetër Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po bëjnë përpjekjet e tyre të fundit. Ata kanë vijuar takimet me drejtuar në BE në përpjekje për të marrë një “Po” nesër.

Presidentja e Zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur se janë shprehur shpresat për negociatat janë vështirë për t’u hapur tani në tetor. Ajo në një deklaratë shtoi se shancet për një “Po” nesër janë të vogla.

Ndryshe mendon Presidenti i PE, David Sassoli, i cili në një dekleratë për emdiat u shpreh se është shpresëplotë që nesër të çelet drita jeshile, pasi sipas tij Shipëria dhe Maqedonia e Veriur kanë punuar dhe i kanë përmbyshur detyrat e tyre.

(A.B. Dosj.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike david sassoli edi rama hapja e negociata per shqiperine negociatat me be 2019 david sassoli edi rama hapja e negociata per shqiperine negociatat me be 2019

Sondazh

Poll