Politike

Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Ruçi: Tre deputetë mohojnë largimin e saj, 5 të pavarur kërkojnë t’i bashkohen Grupit D

17 Tetor 2019, 14:48 Nga DOSJA
Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Ruçi: Tre deputetë mohojnë

TIRANË- Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka folur në lidhje me shkarkimin e Rudina Hajdarit nga kreu i Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament. Lidhur me këtë çështje Ruçi bëri me dije se sot janë depozituar 5 kërkesa të reja nga deputetët e pavarur që të bashkohen me Grupimin e Demokratëve me kryetare Rudina Hajdarin. Kryeparlamentari tha gjithashtu se dy deputetët, Halit Valteri dhe Fatjona Dhimitri kanë hedhur poshtë pretendimin se Rudina Hajdari është shkarkuar. Këtë fakt sipas Ruçit e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi.

Nga grupi parlamentar demokrat më kanë ardhur disa njoftime. Së pari më ka ardhur një kërkesë ose njoftim për ndryshime në drejtimin e grupit parlamentar Demokrat që deklarojnë si kryetar grupi Korab Litën. Nga deputetët të tjerë, Halit Valteri dhe Fotjana Dhimitri më kanë drejtuar shkresë për të më vënë në dijeni se ky vendim nuk është marrë. Deputeti Murrizi dhe Hajdari konfirmojnë të njëjtën gjë, ndërkohë që kamë pesë kërkesa, nga Majlinda Halili, Krenar Rryçi, Vasil Steriovski, Elda Hoti, që deklarojnë pjesëmarrjen e tyre në grupin parlamentar demokrat.Nga verifikimi që kam bërë kam tre gjëra për të thënë: ju lutem të tre grupeve parlamentare, rregullorja e Kuvendit kërkon që çdo grup parlamentar të rregullojnë rregulloren e tyre, kërkoj të vini në dispozicion të Kuvendit rregulloren përkatëse. Lidhur me kërkesat janë disa. Riformatoni Grupin Parlamentar zotërinj që keni kërkuar dhe unifikoni qëndrimet sipas rregullores që miratoni dhe është e drejta juaj të caktoni drejtuesin që dëshironi”, tha Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Rreth dy ditë më parë, 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshoi kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Menjëherë dje Lita tha se ishte i besuar nga detyrae re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci grupi demokrat shkarkimi i rudina hajdarit gramoz ruci grupi demokrat shkarkimi i rudina hajdarit

Sondazh

Poll