Politike

‘Pickoi një ministre’, Rama padit Sevim Arbanën për shpifje, kërkon 10 mln lekë dëmshpërblim, aktivistja: Akt i shëm

17 Tetor 2019, 12:40 Nga DOSJA
‘Pickoi një ministre’, Rama padit Sevim Arbanën për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paditur aktivisten Sevim Arbana për shpifje. Rama kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim.

Padia është bërë për një deklaratë të aktivistes në janar 2019 në studion e ‘News 24’ në emisionin “A Show”.

Aktivistja për të drejtat e njeriut tha në këtë emision se kryeministri Rama ka pickuar një ministre më 2013-ën në një aktivitet politik në një prej hoteleve të Tiranës.

Ndërkohë, pas më vonë ka reaguar edhe Sevim Arbana, e cila e cilësoi padinë si nja kat të shëmtuar të kryeministrit Rama. “Ky është një akt i shëmtuar. Ekziston një ligj ndërkombëtare lejohet të shahet në një farë kuptimi, kjo s’do të thotë ta hedhë të gjithë popullin në gjyq”, tha Sevim Arbana në një lidhje për “News 24”.

Unë kam parë skena që ia ka futur edhe me të pickuar një ministreje grua. Kush e di ca i ka bërë dhe i ka ardhur në majë të hundës. Në 2013, ishte pickim dhune, sec i shpëtoi asaj edhe tëk.. te Sheratoni ka qenë në qershor 2013. Asaj i dolën dy lotë kështu i ranë edhe e mblodhi veten se ishin një javë para zgjedhjeve”,- tha Arbana gjatë diskutimit në studio.

Por mesa duket deklaratat e Sevim Arbanës duket se nuk janë kaluar lehtë nga kreu i qeverisë, i cili ka nisur tashmë përballjen ligjore në gjykatë, duke kërkuar dëmshpërblimin prej 10 milonë lekësh.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza per shpifje edi rama rama padit aktivisten sevim arbana akuza per shpifje edi rama rama padit aktivisten sevim arbana

Sondazh

Poll