Aktualitet

U aksidentua nga mjeti i pastrimit në Pogradec, pushuesi niset me helikopter drejt ‘Traumës’

Ai menjëherë është transportuar për në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore mësohet se është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

9 Gusht 2023, 16:04 Nga m.s
U aksidentua nga mjeti i pastrimit në Pogradec, pushuesi niset me
foto ilustruese

POGRADEC- Mesditën e sotme, në vendin e quajtur “Plazhi” në Pogradec, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31-vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53-vjeç (pushues).

Ai menjëherë është transportuar për në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore mësohet se është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se 53-vjeçari është dërguar drejt 'Traumës', për ndërhyrje më të specializuar. Drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

pogradec pushuesi

Sondazh

Poll