Aktualitet

FOTO-U kapën në Irlandë me 60 kg kokainë! 2 vëllezërit shqiptar dhe rumuni dalin para gjykatës, njëri prej tyre mbulon fytyrën

9 Gusht 2023, 13:04 Nga f.i
FOTO-U kapën në Irlandë me 60 kg kokainë! 2
Gentjan Dodaj, Donatel Dodaj dhe Daniel Afedoaei

IRLANDË- Dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetas rumun, të cilët akuzohen për posedimin e 60 kilogramëve kokainë, ku vlera e saj kapte mbi 4 milionë euro kanë dalë sot para gjykatës irlandeze.

Mediat e huaja kanë siguruar foto të autorëve, ku shihet se njëri prej shqiptarëve, Gentjan Dodaj, 39 vjeç, mbërriti në seancë dëgjimore me një triko në kokë, duke u munduar që të mbulonte fytyrën.

FOTO-U kapën në Irlandë me 60 kg kokainë! 2
Gentjan Dodaj

Gjykata vendosi masën me paraburgim për Gentjan Dodaj, Donatel Dodaj dhe Daniel Afedoaei. Të gjithë të arrestuarit do të dalin javës tjetër në gjyq, më 14 Gusht, por ndaj tyre nuk u aplikua masa e lirimit me kusht.

Sekuestrimi i kokainës u bë pas informacioneve inteligjente ndaj një personi që dyshohej i përfshirë me krimin e organizuar.

gentjan dodaj donatel dodaj daniel afedoaei irlandë

Sondazh

Poll