Aktualitet

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier

SPAK është ende në pritje të letërporosive nga Kolumbia. 

9 Gusht 2023, 12:46 Nga k.m.
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier
Pamje nga laboratori i drogës

TIRANË- Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zgjatjen me 3 muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier, kjo për shkak se janë ende në pritje të letërporosive nga Kolumbia. Në grupin e laboratorit të kokainës në Fier, u arrestuan mes të tjerësh Klajdi Kodra, Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Redion Meshi. Në kuadër të operacionit u arrestuan 10 shqiptarë e dy kolumbianë që shërbenin si ekspertë në laboratorin e drogës.

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Banesa ku u zbulua laboratori i kokainës, ishte në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut, i cili më vonë u arrestua. Për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut, kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenaku, jetonte në Tiranë. Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim./Dosja.al

 

zbulohet laboratori i drogës në fier laboratori i droges ne fier fshati frakull

Sondazh

Poll