Aktualitet

Prerja e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht dy shtetas në Pogradec

Burime zyrtare të policisë njoftojnë se kanë nisur hetimet për shtetasit me inicialet D.P., 54-vjeç dhe K.Sh 35-vjeç.

9 Gusht 2023, 15:55 Nga m.s
Prerja e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht dy shtetas në Pogradec
prerja e pyjeve

POGRADEC- Dy shtetas në Pogradec janë proceduar penalisht, pasi akuzohen për prerjen e paligjshme të pyjeve. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se kanë nisur hetimet për shtetasit me inicialet D.P., 54-vjeç dhe K.Sh 35-vjeç. Po të njëjtat burime zyrtare shtojnë se janë sekuestruar 33 m3 lëndë drusore pa dokumentacion, si dhe dy kamionë.

Njoftimi i policisë

Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve. Transportonin me kamionë, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohen penalisht 2 shtetas. Sekuestrohen 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar dhe kanë goditur 2 raste të tjera të prerjes së kundërligjshme të pyjeve, raste për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. P., 54 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në Qafë Plloçë, u kap duke transportuar me një kamion tip "Benz", 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;

-K. Sh., 35 vjeç, banues në Pogradec, në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, u kap duke transportuar me një kamion tip "Man", 18 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Sasitë e druve dhe automjetet, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.   

pogradec prerja e pyjeve

Sondazh

Poll