Aktualitet

Gjendet i mbytur një 41-vjeçar në liqenin e Belshit, detajet e para

9 Gusht 2023, 13:33 Nga f.i
Gjendet i mbytur një 41-vjeçar në liqenin e Belshit, detajet e
foto ilustruese

BELSH- Një 41-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e Belshit. Sipas informacioneve mësohet se është nxjerrë trupi i pajetë i shtetasit me iniciale F.Xh., 41 vjeç.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

belsh mbytet 41 vjecari

Sondazh

Poll