Aktualitet

Vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve, vihet në pranga 41-vjeçari në Sarandë (VIDEO)

Shtetasi me inicialet O. B., 41-vjeç, banues në Elbasan është me precedentë të theksuar penalë për vjedhje.

9 Gusht 2023, 15:33 Nga m.s
Vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve, vihet në
policia me autorin e grabitjeve

SARANDË- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi vidhte pompat e ujit në katet e para të pallateve. Shtetasi me inicialet O. B., 41-vjeç, banues në Elbasan është me precedentë të theksuar penalë për vjedhje. Ai kishte vjedhur në mënyrë të përsëritur pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme në Sarandë. Nga ana e uniformave blu, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Njoftimi

Sarandë
Vidhte pompat e ujit, në katet e para të pallateve, identifikohet dhe arrestohet 41-vjeçari, me precedent të theksuar penal, për vjedhje. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, për kallëzimet e disa qytetarëve, se iu ishin vjedhur pompat e ujit, në pallatet ku banonin, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi O. B., 41 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, i cili ishte dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur, pompat e ujit, në katet e para të pallateve të ndryshme, në Sarandë. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

sarande vjedhje pompa

Sondazh

Poll