Aktualitet

Bie nga kati i dytë i resorit në Ksamil, 19-vjeçari transportohet drejt 'Traumës'

Shtetasi me inicialet A. H., është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

9 Gusht 2023, 15:36 Nga m.s
Bie nga kati i dytë i resorit në Ksamil, 19-vjeçari
Spitali Universitar i Traumes

Një 19-vjeçar dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. Shtetasi me inicialet A. H., është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se sot rreth orës 03:00 të mëngjesit, Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës 19-vjeçari.

Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

ksamil pushuesi

Sondazh

Poll