Bota

Shpërfytyrojnë banakieren, pasi u mohoi hyrjen në klub / 3 motrat lirohen nga burgu

17 Tetor 2019, 13:23 Nga DOSJA
Shpërfytyrojnë banakieren, pasi u mohoi hyrjen në klub / 3 motrat

LONDËR – Merret vendimi për 3 motrat të cilat shpërfytuan baristen e një klubi në Londër, pasi ajo u mohoi hyrjen për në lokal.

Tre motrat, Kylie Peck , 26 vjeç, Kirsty Peck 31 vjeç, and Danielle Peck 33 vjeç goditën baristen e klubit Kylie Yorke 30 vjeç pasi ajo nuk i lejoi ato të hynin në klub.

Motrat e kanë nxjerrë 30-vjeçaren jashtë, dhe pas një konfrontimi fizik, ato i kanë gjuajtur asaj me një shishe verë në fytyrë, duke i shkaktuar kështu disa shenja shumë të mëdha, të cilat e kanë lënë atë të deformuar.

Gjykata e Londrës në shtator të këtij viti i dënoi motrat me 18 muaj heqje lirie, por këtë javë, pas apelit të bërë nga avokatët e motrave, gjykata pezulloi dënimin e tyre, duke i liruar kështu nga burgu, pas dy shkaktaret kryesore të sherrit të ndodhur, ishin në muajin e gjashtë të shtatzanise.

Gjykatësi u shpreh se ato nuk përbëjnë asnjë rrezik për njerëzit e tjerë, dhe se nuk është e drejtë mbajtja e tyre në burg.

30-vjeçarja u shpreh se ajo u detyrua të linte punën e saj, për shkak të turpit që i vinte pas shenjave të mëdha të ngelura edhe sot e kësaj dite në fytyrën e saj, dhe se lirimi i motrave nga burgu, ishte një veprim i padrejtë.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 motrat rrahin banakieren kylie yorke 3 motrat rrahin banakieren kylie yorke

Sondazh

Poll

Bota 17 Tetor 2019, 11:27

FOTOLAJM/ Kur natyra ‘tregon dhëmbët’

SHBA- Fotografi Greg Johnson ka arritur të kapë disa imazhe spektakolare të një rrufeje në Kansas. Ndonëse ndonjëherë terreni i vështirë ia vështirëson punën, 4...