Bota

U “irritua” nga flamuri shqiptar në zyrën e Kurtit/ Vetëvendosje “shuplakë” Vuçiçit: Me simbolin t

17 Tetor 2019, 14:03 Nga DOSJA
U “irritua” nga flamuri shqiptar në zyrën e Kurtit/

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur një shkrimi të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në rrjetin social Tëitter. Vetëvendosje i bën me dije presidentit Vuçiç se “Kosova është demokraci në të cilën askush askujt nuk ia imponon identitetin ose simbolet, aq më pak të censurohet vullneti politik i një subjekti”.

Liburn Aliu, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosja thekson se Vuçiç nuk është as në pozitën morale e as atë politike të ankohet për simbolet tona kombëtare. “Aleksandar Vuçiç i cili para pak muajve në Mitrovicë mbajti fjalim lavdërues për (Sllobodan) Milosheviçin, nuk është as në pozitën morale e as politike të ankohet për simbolet tona kombëtare, me të cilat kurrë nuk kemi pushtuar e nuk kemi dëmtuar asnjë fqinj”.

Ky shkëmbim reagimesh vjen pas një takimi që Kurti zhvilloi dje në zyrat e Vetëvendosjes në Prishtinë me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë. Në fotografi shihej në prapaskenë flamuri kombëtar shqiptar.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic flamuri shqiptar ne zyren e kurtit vetëvendosje aleksandar vucic flamuri shqiptar ne zyren e kurtit vetëvendosje

Sondazh

Poll

Bota 17 Tetor 2019, 11:27

FOTOLAJM/ Kur natyra ‘tregon dhëmbët’

SHBA- Fotografi Greg Johnson ka arritur të kapë disa imazhe spektakolare të një rrufeje në Kansas. Ndonëse ndonjëherë terreni i vështirë ia vështirëson punën, 4...