7 Gusht 2023, 21:08
Nga m.s
femija i semure
Deputeti i PD-së Edmond Spaho, ka denoncuar gjendjen e mjerueshme të një familje prej tre anëtarësh në fshatin Sul të Bashkisë Devoll.
Ai shprehet se dy prindër të sëmurë dhe djali jetojnë mes mjerimit, ndërsa këtij të fundit thotë se i kanë prerë edhe KEMP-in prej dy muajsh.
Familja ka humbur dy fëmijë. E zonja e shtëpisë merr 130 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike, e cila nuk i del për të blerë ilaçet e të birit, te shoqit dhe të sajat.
Spaho i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore, kryetarit të Bashkisë së Devollit por edhe biznesmenëve dhe qytetarëve, që të kontribuojnë për t’iu ardhur në ndihmë.
Reagimi i plotë
Shikoni kete video. Eshte e familjes Sejdo ne fshatin Sul te Bashkise Devoll.
Jane tre veta te semure ne nje shtepi ku cfare fryn jashte hyn brenda. Jetojne dy prinder te semure dhe djali me KEMP te cilin ja kane nderprere prej dy muajsh. Dy femije te tjere i kane vdekur.
Nuk ka lene dere pa trokitur gruaja, Albana, e vetmja qe mund te levize, ne pushtetin vendor dhe qendror por askush nuk e ve ujin ne zjarr.
Ka arritur te blere 15 kv çimento, reren dhe ca tulla per te riparuar shtepine por deri ketu. Nuk ka me mundesi. Ajo merr vetem 130 mije leke te vjetra ne muaj ndihme ekonomike e cila nuk i del per te blere ilacet e te birit, te shoqit dhe te sajat.
Devolli nuk eshte zona qe une jam zgjedhur Deputet por Albana me ka kontaktuar dhe kerkuar qe ta ndihmoj per ta bere te ditur rastin e saj fatkeq.
I bej thirrje Kryetarit te Bashkise Devoll, Deputeteve te Devollit, bizneseve te zones, shoqatave te bamiresise te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojne kete familje qe po heq kaq shume vuajtje.
Ju lutem, kush ta lexoje kete thirrje ta shperndaje sa me shume te mundet, sepse edhe ne se shteti nuk do reagoje, jam i bindur qe do gjenden plot te tjere qe do ndihmojne.
Ju faleminderit!
edmond spaho bashkia devoll
Aktualitet
7 Gusht 2023, 20:47
m.s
viktima dhe autori
VLORE- Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me ngjarjen me një viktimë sot në Vlorë. Vikt...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 20:07
m.s
Rei Meta
Personi në foto është Rei Meta, i cili vrau 55-vjeçarin Armando Meshau, pas një konflikti në një qendër ...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 19:20
f.i
Rei Meta dhe Armando Meshau
VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në Vlorë, ku humbi jetën Armando Meshau.
Aut...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 18:40
m.s
foto nga aksidenti
Një aksident fatmirësisht pa viktima është shënuar pasditen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Aksidenti k...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 18:16
m.s
foto nga vendngjarja
TIRANË- Enrik Ismalaj tentoi të thyente xhamat e një filiali banke me tulla, dhe më tej të kryente aktin e v...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 17:39
m.s
foto ilustruese
VLORË- Një një operacion të fundit të kryer në Vlorë, policia ka vënë në pranga një...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 16:58
m.s
rajoni i policise Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy shtetas, si dhe ka shpallur në kë...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 16:35
m.s
foto ilustruese
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka prangosur një 36-vjeçar me inicialet A. B., pasi u kap në flagrancë teksa po tentont...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 16:13
m.s
foto ilustruese
DURRES- Një 37-vjeçar me inicialet E. K., është vënë në pranga nga blutë e Durrësit, pasi u...
Aktualitet
7 Gusht 2023, 15:39
m.s
Pronari i një banese në Qerret, Shaban Shehu, 60-vjeç, ndërroi jetë pasi e zuri poshtë soleta e banesës. Ngjarja ka ndodh...