Aktualitet

Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përmbyset ‘Fuoristrada’ pranë nënkalimit të Novoselës, dy të plagosur

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa AA285SM, e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur.

7 Gusht 2023, 18:40 Nga m.s
Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, përmbyset
foto nga aksidenti

Një aksident fatmirësisht pa viktima është shënuar pasditen e sotme në aksin Vlorë-Fier. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të nënkalimit të Novoselës.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa AA285SM, e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Burimet bëjnë me dije se shoferi dhe pasagjerja janë duke u mjekuar në spitalin e Vlorës.

novosele aksident

Sondazh

Poll