Aktualitet

Durrës/ U merrte para qytetarëve që parkonin në hapësira publike të Bashkisë, në pranga 37-vjeçari (VIDEO)

Shtetasi me inicialet E. K., 37-vjeç, banues në Durrës, iu merrte (300-500 lekë) qytetarëve për të parkuar automjetet në një hapësirë në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga Bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

7 Gusht 2023, 16:13 Nga m.s
Durrës/ U merrte para qytetarëve që parkonin në
foto ilustruese

DURRES- Një 37-vjeçar me inicialet E. K., është vënë në pranga nga blutë e Durrësit, pasi u merrte pagesa qytetarëve, të cilët parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga Bashkia si vendparkim pa pagesë. Po kështu ky shteteas shfrytëzonte dy adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes. Nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte dy shtetas 16 dhe 17-vjeç. Shtetasi me inicialet E. K., 37-vjeç, banues në Durrës, iu merrte (300-500 lekë) qytetarëve për të parkuar automjetet në një hapësirë në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga Bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Njoftimi nga policia

Përvetësonte pagesat e qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte e destinuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 37-vjeçari. Ky shtetas gjithashtu shfrytëzonte 2 adoleshtë, si punëtorë në këtë biznes.

Si rezultat i kontrolleve të përditshme që specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kryejnë në subjekte të ndryshme ekonomike, për të kontrolluar nëse kanë të punësuar shtetas të mitur, në kundërshtim me specifikat e ligjit për këtë veprimtari, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e ushtrimit të këtyre aktiviteteve, është konstatuar dhe goditur një tjetër rast i paligjshmërive në të dyja këto fusha.

Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi E. K., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para (300-500 lekë) qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë, në lagjen nr. 1, hapësirë e cila ishte e destinuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë.

Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se 37-vjeçari shfrytëzonte si punëtorë në këtë biznes, dy shtetas 16 dhe 17 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres parkim

Sondazh

Poll