Aktualitet

Bënte namin me vjedhjet/ Pranga 36-vjeçarit në Elbasan, u kap në flagrancë duke grabitur një magazinë

Policia e Elbasanit ka prangosur një 36-vjeçar me inicialet A. B., pasi u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot.

7 Gusht 2023, 16:35 Nga m.s
Bënte namin me vjedhjet/ Pranga 36-vjeçarit në Elbasan, u kap
foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka prangosur një 36-vjeçar me inicialet A. B., pasi u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot. Po kështu rezulton autor i një tjetër vjedhje. Në dhjetor të vitit të kaluar ka grabitur një send me vlerë në një objekt kulti. Vjedhja dyshohet se është kryer në 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti.

Njoftimi nga policia

Identifikohet dhe vihet në pranga 36-vjeçari i cili më parë, vodhi një send me vlerë, në një objekt kulti në Elbasan. Ky shtetas u kap në flagrancë teksa po tentonte të vidhte në një magazinë, në fshatin Labinot. Policia bën me dije se si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 36 vjeç, banues në Elbasan. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. B. është gjithashtu autor i vjedhjes së një sendi me vlerë, në një objekt kulti, në qytetin e Elbasanit, vjedhje e dyshuar e kryer më datë 24.12.2022, por e denoncuar në Policinë e Elbasanit, më datë 04.08.2023, nga një përfaqësues i këtij objekti kulti. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan objekt kulti

Sondazh

Poll