Aktualitet

23-vjeçari i arrestuar tre herë për vjedhje banesash/ Qëlloi me gura e tulla filialin e bankës në Unazën e Re, dalin pamjet (FOTO)

I riu ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës në orët e para të mëngjesit, dhe më pas ka goditur me gura e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë.

7 Gusht 2023, 18:16 Nga m.s
23-vjeçari i arrestuar tre herë për vjedhje banesash/
foto nga vendngjarja

TIRANË- Enrik Ismalaj tentoi të thyente xhamat e një filiali banke me tulla, dhe më tej të kryente aktin e vjedhjes. 23-vjeçari i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë, dështoi me tentativën për grabitje mëngjesin e sotëm në zonën e Unazës së Re. I riu ka hapur me mjete rrethanore derën kryesore të bankës në orët e para të mëngjesit, dhe më pas ka goditur me gura e tulla xhamin e filialit, por pa mundur ta çajë atë.

Nga fotot shihen dëmtimet që kanë marrë xhamat e institucionit, ndërsa i riu u kap në flagrancë dhe është vendosur përpara përgjegjësisë ligjore.

23-vjeçari i arrestuar tre herë për vjedhje banesash/

23-vjeçari i arrestuar tre herë për vjedhje banesash/

Ismalaj ka qenë i vetëm në tentativën për të grabitur bankën e nivelit të dytë, por kjo nuk hera e parë që ai akuzohet për vjedhje, pasi është arrestruar tre herë për vjedhje banesash.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari që tentoi të vidhte në një filial banke, në Unazë të Re. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Teodor Keko”, në Unazë të Re, po tentonte të vidhte në një filial banke, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i punës së mirëorganizuar është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E. I., në tentativë për të vjedhur në një filial banke.

vjedhje e nje banke

Sondazh

Poll