Aktualitet

Djali i anëtares së KLP-së vrau inxhinierin në Vlorë, u arrestua pas 4 orësh, shkak borxhi për një apartament

Prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre, për shkak të blerjes së një apartamenti.

7 Gusht 2023, 20:07 Nga m.s
Djali i anëtares së KLP-së vrau inxhinierin në Vlorë, u
Rei Meta

Personi në foto është Rei Meta, i cili vrau 55-vjeçarin Armando Meshau, pas një konflikti në një qendër interneti në Vlorë. Gjithçka nisi me një përplasje fizike në një qendër interneti, për borxhin e një apartamenti. Rei Meta rezulton të jetë i biri i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta. 

Prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre, për shkak të blerjes së një apartamenti. Viktima Armando Meshau ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente, dhe sipas burimeve, ka nisur të konfliktohet me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.

Debati ka degjeneruar me grushte, ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau, i cili ishte ndërtues, ka debatuar me Metën dhe i ka thënë që s’ka për ta marrë apartamentin. Autori është arrestuar rreth orës 15:45, në zonën e Lungomares.

33-vjeçari, banues në Tiranë, u shoqërua në ambientet e policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

rei meta armando meshau

Sondazh

Poll