Aktualitet

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë, fjalët e fundit të 55-vjeçarit para se ta vrisnin

Armando Meshau, 55-vjeç ka qënë në një pikë interneti per te printuar dokumente, dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambjentet e internetit. Debati më tej ka degjeneruar me grushta, ku shkaku ka qënë një banesë.

7 Gusht 2023, 15:20 Nga m.s
Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë, fjalët e fundit të
foto nga vendngjarja

TIRANE- 55-vjeçari, Armando Meshau, një emër i njohur në fushën e ndërtimit, u vra pas një sherri në një kancelari në Vlorë. Ai u u qëllua me grushte nga një person i cili është vënë në pranga, por nuk jepen detaje. Armando Meshau mësohet se ka goditur kokën në pllakë pas konfliktit. Për fat të keq përplasja ka qenë fatale. Identifikimi i autorit ka qenë i lehtë për policinë, pasi e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë. Trupi i të ndjerit është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës.

Dinamika e sherrit

Armando Meshau, 55-vjeç ka qënë në një pikë interneti per te printuar dokumente, dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në ambjentet e internetit. Debati më tej ka degjeneruar me grushta, ku shkaku ka qënë një banesë.

Dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit, 55-vjeçari ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamantin me fjalë banale”.

Ndërkohë që ai e ka qëlluar dy herë me grushte në fytyrë dhe nga goditja ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën. 55-vjeçari me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet me grushte të agresorit, teksa si pasojë e dhunës së rëndë nuk mundi të mbijetojë. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45. Lidhur me ngjarjen e rëndë, blutë e Vlorës shoqëruan disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve.

armando memshani vlore

Sondazh

Poll