Aktualitet

Sherri në Vlorë/ Vrau Armando Meshaun duke e goditur me grushte, arrestohet autori (EMRI)

7 Gusht 2023, 15:09 Nga f.i
Sherri në Vlorë/ Vrau Armando Meshaun duke e goditur me grushte,
pamje nga vendngjarja

VLORË- Policia e Vlorës vuri në pranga autorin e dyshuar, Rei Meta, 33 vjeç pranë zonës së Lungomares. 

Gjatë sherrit në një ambient pranë gjykatës së Vlorës, humbi jetën Armando Mesha me profesion inxhinier. Shkak kryesor dyshohet se janë konfliktet pronësore dhe borxhet mes viktimës dhe autorit.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet 2 shtetasve, për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj tij (goditjeve me grushte), humbi jetën shtetasi A. M., ju informojmë se:

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili aktualisht është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, deklaron policia.

 

rei meta vlore

Sondazh

Poll