Sport

Kampioni i ri i Wimbledonit pre e mashtrimit: “Takime me para nga persona anonim…”

Individët u përpoqën të përdorin popullaritetin e madh të kampionit të ri të Wimbledon për të fituar para me mashtrim. Nëpërmjet rrjeteve sociale ata organizuan takimin dhe kalimin e kohës me tenistin spanjol në këmbim të parave.

6 Gusht 2023, 08:26 Nga DOSJA
Kampioni i ri i Wimbledonit pre e mashtrimit: “Takime me para nga persona

SPANJE - Për shkak të mashtrimit në rrjetet sociale, tenisti spanjol Carlos Alcaraz ka dashur të lajmëroj urgjentisht.

Individët anonim u përpoqën të përdorin popullaritetin e madh të kampionit të ri të Wimbledon për të fituar para me mashtrim. Nëpërmjet rrjeteve sociale ata organizuan takimin dhe kalimin e kohës me tenistin spanjoll në këmbim të parave.

Tenisti i ri ka zbuluar se çfarë po ndodhte dhe ka reaguar menjëherë. "Më është vënë në dukje se ka individë që pretendojnë në mënyrë të rreme se më përfaqësojnë dhe u ofrojnë tifozëve mundësinë të më takojnë nëse paguajnë. Skuadra ime dhe unë nuk qëndrojmë prapa kësaj dhe as nuk marrim pjesë në takime të tilla. Fansat e mi janë më të mirët dhe më vjen keq që individët po përpiqen të përfitojnë prej tyre”, ka shkruar Alcaras në Instagram.

Alcaraz aktualisht ndodhet në Kanada, ku pritet të performojë në Masters në Toronto. Ai do të luajë në turin e dytë kundër fituesit të duelit Ben Shelton – Zapata Miralles.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll