Aktualitet

“200 mijë shfaqje për një gomë’, Liçaj-Saimir Pirgut: Ki kurajo të shohësh realitetin

3 Mars 2019, 13:20 Nga DOSJA
“200 mijë shfaqje për një gomë’,

Aktori Nertial Liçaj ka komentur deklaratën e fundit të Saimir Pirgut në lidhje me protestat e opozitës.

Liçaj shprehet ndaj Pirgut se duhet të ketë kurajon ta shohë realitetit dhe të mos bëhet narcist. 

“Bashkëkombasit e tu nder ta dhe unë vuajnë vërtet,ndërsa ti merakosesh si do dukesh ti në sytë e kolegeve të tu?!Si do të duket Shqipëria”jote”,që djeg goma?! Ta them unë!Do duket Shqipëria që djeg goma!Kaq e thjesht është! Jeta e një kombi është jeta e tij jo dukja dhe imazhi!Imazhi është iluzion në fund të fundit!”, shprehet Liçaj. 

Pas natës së Samitit, tenori në një intervistë të dhënë për “Top-Channel” përveç artit dhe punës së tij, nuk la pa komentuar edhe protestën e opozitës. Pirgu u shpreh se për një gomë të djegur nga protestuesit do të duhet të kryente plot 200 mijë shfaqje. (lexo këtu)

Reagimi i plotë i Nertitan Liçajt: 

Saimir Pirgu!Mos u merakos per imazhin e shqiperise se gomes se djegur!Shqiperin e katandisen ne gome te djegur…
Kete po ta thot nje artist qe nuk ka famen tende(krenar qe ti e ke,vertet),por nje artist qe pavaresishte se nuk e ka ate cka ti ke,lufton per ate cka ti nuk ke kurajo ta shohesh..realitetin..prandaj te pyes..kush ka me rendesi…realiteti apo dukja?!E verteta,apo imazh?!
Ka dy lloj artistesh ne kendveshtrimin tim modest,artist!
Te paret ata qe e shohin artin si nevoje te brendeshme,te sinqerte,te vertet per te shprehur ndjesite,emocionet,mendimet etj,dhe te dytet qe e shohin si pasqyre ku duhet te shohin refleksin e tyre”te pacenueshem’ne art!E thene thjesht narcizet.
Mos u bej i dyte.Rrespekte.
Bashkekombasit e tu nder ta dhe une vuajn vertet,ndersa ti merakosesh si do dukesh ti ne syte e kolegeve te tu?!Si do te duket Shqiperia”jote”,qe djeg goma?!
Tha them une!Do duket Shqiperia qe djeg goma!Kaq e thjesht eshte!
Jeta e nje kombi eshte jeta e tij jo dukja dhe imazhi!Imazhi eshte iluzion ne fund te fundit!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet neritan licaj protesta e opozites saimir pirgu neritan licaj protesta e opozites saimir pirgu

Sondazh

Poll