Aktualitet

Itali/ Ra brenda në makinerinë që përgatitse brumërat, vdes në spital shqiptari (Emri)

3 Mars 2019, 09:18 Nga DOSJA
Itali/ Ra brenda në makinerinë që përgatitse brumërat,

ITALI– Ka ndërruar jetë në Itali, shqiptari Arjan Çakani, i cili pësoi dëmtime të mëdha në trup pasi u bllokua në makinerinë që përgatiste brumë.

Mikserja u bllokua dhe në tentativë për ta vënë sërish në punë, Cekani humbi kontrollin dhe ra brenda makinerisë duke marrë plagë që më pas i sollën vdekjen.

Çekani ishte 40 vjeç, jetonte në Casirate, ku edhe ishte i punësuar me kontratë në një pastiçeri. Bashkë me të punonte edhe e shoqja, e cila ishte e pranishme në momentin e aksidentit.  Aktualisht ajo ndodhet në gjendje shoku për shkak të skenave që ka parë.

Ai u nxorr nga makineria me ndihmën e forcave zjarrfikëse dhe u dërgua menjëherë me helikopter në spital, ku edhe ndërroi jetë disa ditë më pas.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan çakani itali shqiptari humb jeten ne spital arjan çakani itali shqiptari humb jeten ne spital

Sondazh

Poll