Aktualitet

Protesta para Kuvendit/ Policia: Rrezikohet jeta e ministrave. PD: Nuk marrim leje nga ju (Dokumentet)

3 Mars 2019, 11:36 Nga DOSJA
Protesta para Kuvendit/ Policia: Rrezikohet jeta e ministrave. PD: Nuk marrim

TIRANË– Opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e saj të radhës para Kuvendit në ditën e seancës pleanre më 5 mars. Organizimi i një tjetër proteste duket sa ka shkaktuar shqetësim në radhët e policisë.

Dosja.al ka siguruar korrenspondencën mes Policisë së Shtetit dhe Partisë Demokratike lidhur me zhvillimin e protestës. Më anë të një shkrese Policia ndalon PD-në të zhvillojë protestën e 5 marsit para Kuvendit, duke i kërkuar që të gjejë një ambient tjetër.

“Zhvillimi i një tubimi në shesh apo në një vend publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, publike për mbrojtjen e shëndetit dhe të të drejtave të të tjerëve. Drejtoria Vendore e Tiranës, kërkon në shkresën e saj zhvillimin e një tubimi të qetë dhe normal në një vend tjetër të përshtatshëm pa cënuar rendin.”

Shkresës së Policisë i është përgjigjur sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ku edhe vë në dijeni Policinë për shkeljen që po kryen.

“Së pari, më lejoni që t’ju bëj me dije se nuk iu kemi kërkuar leje dhe nuk do t’ju kërkojmë leje për një të drejtë që na e njej Kushtetuta. Ne nuk negociojmë me askënd! Ju mund të keni vullnet politik dhe institucional për ta rikthyer në vend atë system famëkeq por PD nuk e pranon dhe nuk ka për ta lejuar. Së dyti, në protestën e 26 shkurtit nuk ka pasur dhunë. E vetmja dhunë e ushtruar ishte ajo e Policisë.’

Opozita ka paralajmëruar protesta para parlementit gjatë çdo seance plenare. Protesta e 5 marsit do të jetë e treta që do të zhvillohet para Kuvendit. Dy të parat u zhvilluan më 21 shkurt, ditën kur deputetët e opozitës vendosën të digjnin mandatet dhe me 26 shkurt. Edhe pse ora e seancës nuk u lajmërua nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, sërish protestuesit u mblodhën duke protestuar 5 orë para Kuvendit. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kuvendi pd policia e shtetit protesta e opozites 26 shkurt 2019 protesta e opozites 5 maj 2019 seanca plenare 26 shkurt 2019 kuvendi pd policia e shtetit protesta e opozites 26 shkurt 2019 protesta e opozites 5 maj 2019 seanca plenare 26 shkurt 2019

Sondazh

Poll