Aktualitet

Arkitektët e huaj: Tirana nuk ka hapësira publike, shumë e ngarkuar me ndërtime

3 Mars 2019, 12:17 Nga DOSJA
Arkitektët e huaj: Tirana nuk ka hapësira publike, shumë e

Për ndërtimet e Tiranës arkitektët e huaj Patrick Meijers dhe Serban Tiganas kanë dalë në përfundmin se kryeqyteti nuk ka hapësira publike. Sipas “Ora News” Patrick Meijers dhe Serban Tiganas  janë shprehur se  kryeqytetin shqiptar është tejet të ngarkuar më ndërtime.

 “Tirana është një qytet shumëngjyrësh dhe i vjetër, çka e bën të veçantë, por edhe të rrezikshme nëse do të ndërtosh një qytet me identitet të qartë. Mendoj se më e rëndësishme së arkitektura është urbanistika, pasi vë re mungesë të hapësirave publike, ose të mënyrës sesi mund të lidhet qendra e qytetit me pjesët e tjera periferike. Qytetarët nuk duhet të vijnë në qendër të qytetit ndaj duhet investuar në zonat jashtë qytetit.”, u shpreh Patrick Meijers.

Ndërsa arkitekti rumun Serban Tiganas u shpreh i impresionuar nga relievi malor që rrethon Tiranën, por ndau të njëjtin mendim në lidhje me mungesën e hapësirave publike.

” Ajo që më ka lënë shumë mbresa nga Tirana është relieve fantastik. Nga të gjitha anët ti mund të shohësh këto male të mrekullueshme. Ndërsa në lidhje me qytetin do të thoja se duhet më shumë koherencë në mënyrën sesi ndërtohet, për të respektuar dhe hapësirat publike.”, u shpreh ai.

Ata folën edhe për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe theksuan se është impresionuese lidhja emocionale me këtë godinë.

 J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertimet ne tirane patrick meijers serban tiganas ndertimet ne tirane patrick meijers serban tiganas

Sondazh

Poll