Aktualitet

Tentuan të vidhnin kabullin e linjës ndriçuese të autostradës Tiranë-Durrës, arrestohen autorët e dyshuar

3 Mars 2019, 10:26 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin kabullin e linjës ndriçuese të

Autoriteti i Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në autostradën Tiranë-Durrës është tentuar që të vjedhin kabullin e linjës së ndriçimit në një gjatësi prej 820 metrash.

Por ky institucion njofton se nga policia janë kapur personat që dyshohet se do të vidhnin kabujt e energjisë. 

Njoftimi i ARRSH-së

Në autostradën Tirane – Durres, nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabllit të linjës së ndricimit në një gjatësi prej 820 m.
Persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabllin e ndriçimit në këtë gjatësi të rrugës dhe duke marrë një sasi.
Falë punës së Policisë së Tiranës dhe bashkepunimit, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve, të cilët gjatë paradites së djeshme vodhën kabllin e energjisë elektrike për shtyllat e ndriçimit dhe për këtë do të dënohen sipas ligjit në fuqi.
Kujdes, askush nuk ka të drejtë të cënojë, apo vjedhë pronën publike! Çdo shtetas që kryen vepra të tilla do të penalizohet me forcën e ligjit!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll